PRAK-u thirrje institucioneve: Të hiqet pagesa 3-euroshe në QKUK dhe të rriten kapacitetet spitalore
Foto: Laura Hasani

PRAK-u thirrje institucioneve: Të hiqet pagesa 3-euroshe në QKUK dhe të rriten kapacitetet spitalore

Aktuale February 23, 2026 - 15:08

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë ka reaguar e shqetësuar pas vendosjes së pagesës prej tri eurove për familjarët përcjellës të pacientëve në klinikat e QKUK-së.

Përmes një reagimi në Facebook, ata kanë bërë thirrje institucioneve që të heqin këtë tarifë dhe të shtojnë kapacitetet brendaspitalore për të përmbushur nevojat e pacientëve.

“PRAK-u vlerëson se sfidat infrastrukturore dhe organizative të spitaleve nuk duhet të zgjidhen përmes tarifimit të familjarëve, por përmes politikave të qëndrueshme që: forcojnë kapacitetet e personelit, përmirësojnë shërbimet mbështetëse dhe sigurojnë standarde dinjitoze të qëndrimit për pacientët”, thuhet mes të tjerash në reagim.