Kurti: LVV-ja nuk e ka një anëtarë me librezë partie që synon presidentit
Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nuk kanë një anëtarë me librezë të partisë që synon për president, por njësoj thotë të jenë edhe PDK dhe LDK, e për çka thotë se duhet të gjejnë një emër të përveqshëm, që merr 2/3 e votave apo subjektet politike merren vesh për njëra tjetrën për rrugën përpara, raporton Ekonomia Online.

“E falënderova edhe për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse natyrisht vetëm me ne si shumicë nuk do të kalonin. Tash kemi një sfidë tjetër, sepse sërish na duhen dy të tretat për çështjen e presidentit. Në njërën anë, ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit si LVV me ndonjë emër të përveçëm që kemi thënë se do të jetë kandidati ynë. LVV nuk ka ndonjë anëtar me librezë partie që synon të bëhet president. Por njësoj vlen edhe për dy partitë e tjera të mëdha dhe tradicionale, PDK dhe LDK. U konfirmua dhe nga takimi i mbrëmshëm i PDK dhe LDK. Ne si parti nuk kemi pasë kandidatë nga radhët tona. Në vijim, ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku 2/3 e deputetëve që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke përzgjedhur një emër të përveç në fletëvotim, ose subjektet politike merren vesh për njëra tjetrën për rrugën përpara”.