Të martën priten vranësira dhe riga shiu
Aktuale
February 23, 2026 - 23:29
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e martë pritet të jetë me vranësira dhe riga shiu me intensitet të ulët në disa zona.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale parashikohen të jenë 10°C deri në 13°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s.