Vranët dhe riga shiu sot
Foto: Laura Hasani

Vranët dhe riga shiu sot

Aktuale February 24, 2026 - 07:40

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 e 2 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 10 e 12 gradë Celsius.

IHMK-ja ka njoftuar se era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperatura minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image