Osmani: Prania e SHBA-së në kuadër të KFOR-it, jetike për Kosovën
Foto: Facebook

Osmani: Prania e SHBA-së në kuadër të KFOR-it, jetike për Kosovën

Aktuale February 24, 2026 - 08:59
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-së

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat e saj.

Image

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë takimit lamtumirës me komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonelin Jonathan Lloyd nga Garda Kombëtare e Louisianës, si dhe me pasuesin e tij, kolonelin Sam Sargeant.

Image

Gjatë takimit, presidentja Osmani e falënderoi kolonelin Lloyd për shërbimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke vlerësuar lart kontributin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Në shenjë mirënjohjeje, ajo i ndau atij një mirënjohje për angazhimin e çmuar.

Image

Më tej, Presidentja i uroi mirëseardhje kolonelit Sargeant, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja.

Image

Osmani shprehu mirënjohjen e thellë, në emër të popullit të Kosovës, për vazhdimin e pranisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në vend si pjesë e misionit të KFOR-it, duke theksuar se kjo prani është jetike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Image