Myftiu Naim Tërnava, i ftuar në iftarin e emirit të Katarit

Myftiu Naim Tërnava, i ftuar në iftarin e emirit të Katarit

Aktuale February 24, 2026 - 11:27

Me ftesë të emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka marrë pjesë mbrëmë në iftarin e shtruar në pallatin mbretëror në Doha.

Në këtë darkë tradicionale të Ramazanit ishin të ftuar dijetarë, gjykatës dhe myftinj nga vende të ndryshme të botës islame.

Siç ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës, të pranishëm në iftar ishin edhe sheiku Xhasim bin Hamad Al Thani, përfaqësues personal i emirit, si dhe ministri i Vakëfeve i Katarit, Ghanem bin Shaheen Al Ghanim, krahas një numri të madh dijetarësh dhe personalitetesh të njohura islame.

Pjesëmarrja e myftiut Tërnava në këtë organizim vlerësohet si një angazhim në kuadër të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet institucioneve fetare në nivel ndërkombëtar. /Zëri

Image

Image