Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, përmes njohjes reciproke
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.
Ai kështu është shprehur në një postim në X, ku ka njoftuar se të hënën ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Peter Sorensen.
“Dje prita përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, shkroi Kurti.
Yesterday, I welcomed the EU Special Representative for the Kosova–Serbia Dialogue, Peter Sørensen. We discussed Kosova’s European integration path, the rule of law, and the EU-facilitated dialogue process. We remain committed to the full normalization of relations with Serbia… pic.twitter.com/93buN8jb0c
— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2026