Trafiku Urban: Nga 1 marsi, udhëtimi falas për kategori të caktuara vetëm me Kuletë Digjitale
Nga 1 marsi 2026, Trafiku Urban ka njoftuar se kategoria e pasagjerëve që përfitojnë lirimin nga pagesa do të mund të udhëtojnë falas vetëm me Kuletën Digjitale.
Kategoritë që përfitojnë nga lirimi përfshijnë fëmijët deri në 7 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, rastet sociale, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, pensionistët e Komunës së Prishtinës, pjesëtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, stafin shëndetësor dhe arsimor të komunës, punonjësit e administratës komunale dhe studentët e Kryeqytetit.
Përfitimi i lirimit bëhet përmes krijimit të një llogarie në Kuletën Digjitale, ku duhet ngarkuar dokumentacioni përkatës, si letërnjoftimi, fotografia dhe dëshmia nga institucioni relevant. Për ata që nuk kanë akses në telefon apo pajisje të tjera, mund të aplikojnë për një kartelë fizike përmes një linku të veçantë.