Pas bojkotit për pjesëmarrje në Këshillin Organizativ, OVL UÇK thërret konferencë
Foto: Laura Hasani

Pas bojkotit për pjesëmarrje në Këshillin Organizativ, OVL UÇK thërret konferencë

Aktuale February 25, 2026 - 07:47

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur sot konferencë për media.

Sipas njoftimi, konferenca do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

Kujtojmë se OVL UÇK ka bojkotuar pjesëmarrjen në Këshillin Organizativ për Epopenë e UÇK-së të organizuar nga Qeveria e Kosovës, teksa kanë organizuar një paralel.

Kryetari i organizatës, Hysni Gucati në Klan Kosova ka bërë të ditur se OVL UÇK-ja dhe Qeveria nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.