Shqipëria paralajmëron intensifikim të fushatës për t’i sjellë Kosovës njohje të reja
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se viti 2026 duhet të jetë vit i konsolidimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar për Kosovën.
Spiropali gjithashtu paralajmëroi se Shqipëria do të intensifikojë fushatën për t’i sjellë Kosovës njohje të reja, transmeton Zeri.info.
“Viti 2026 duhet të jetë momenti i konsolidimit të plotë të subjektivistit ndërkombëtar të Kosovës dhe mbylljes përfundimtare të çdo paqartësie historike për vendin e saj në Evropë”.
“Shqipëria do të intensifikojë angazhimin diplomatik për zgjerimin e njohjeve në koordinim të vazhdueshëm, por edhe për përparimin në organizatat ndërkombëtare”, tha Spiropali në konferencën për media, pas takimit që pati me homologun kosovar, Glauk Konjufca. /Zëri