Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vlerëson orientimin gjeostrategjik të Kosovës

Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vlerëson orientimin gjeostrategjik të Kosovës

Aktuale February 26, 2026 - 17:31

Komisioni për Integrim Evropian, që kryesohet nga Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se në takim është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë, në mënyrë që Kosova të përmbushë më me lehtësi detyrimet që dalin nga Plani i Rritjes së BE-së, përcjell Express.

‘’ Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, theksoi përkushtimin e Komisionit që ajo udhëheq dhe i siguroi mysafirët për një angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë gjatë procesit të integrimit. Ajo kërkoi përkrahje të mëtejme nga të gjithë përfaqësuesit dhe mekanizmat përkatës të BE-së në Kosovë. Në vijim, kryetarja e Komisionit kërkoi heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata dhe forume ndërkombëtare’’, thuhet mes tjerash në njoftim.