Specialja publikon edhe qesen me mbeturina, në të cilën Kilajt iu gjet e grisur dëshmia e një dëshmitari të mbrojtur

Specialja publikon edhe qesen me mbeturina, në të cilën Kilajt iu gjet e grisur dëshmia e një dëshmitari të mbrojtur

Aktuale February 27, 2026 - 15:21

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, konkretisht në gjykimin ndaj Hashim Thaçit kundër administrimit të drejtësisë një fotografi, ku shihej një qese me mbeturina.

Sipas Prokurorisë, kjo fotografi është bërë gjatë bastisjeve në shtëpinë e Isni Kilajt, në të cilën ka pasur copëza letre të grisura.

Prokuroria thotë që sipas analizave forenzike, ka dalë që letrat e grisura i përkasin dëshmisë së mëparshme të dëshmitarit 4 i cili ishte dëshmitar i mbrojtur në rastin e Thaçit për krime lufte.

“Ekspertët forenzikë i kanë bashkuar këto copëza të letrës dhe rezultatet tregojnë që Kilaj kishte grisur dhe hedhur në kosh mbeturinash jo copëza letrash rastësore, por letra të dëshmive të mëparshme të dëshmitarit 4”, tha prokurori Joshua Hafetz.

Image