Kristal gjigant zbulohet në thellësitë e Trepçës

Kristal gjigant zbulohet në thellësitë e Trepçës

Aktuale February 27, 2026 - 15:58

Nga nëntoka e Trepça është nxjerrë një kristal me përmasa mbresëlënëse, 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi, i cilësuar si një ndër formacionet më të veçanta mineralogjike të zbuluara së fundmi në këtë minierë.

Kristali është siguruar nga minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët, sipas njoftimit, kanë realizuar nxjerrjen e tij me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, në kushte pune në thellësi të konsiderueshme.

Përfaqësues të ndërmarrjes theksojnë se ky zbulim përfaqëson jo vetëm një vlerë të rrallë natyrore, por edhe simbolikë të traditës shumëvjeçare të minierës dhe punës së palodhur të minatorëve.

Trepça mbetet një nga asetet më të rëndësishme minerare të vendit, ndërsa zbulime të tilla konsiderohen dëshmi e potencialit të pasur nëntokësor dhe e përkushtimit të punëtorëve që çdo ditë operojnë në thellësi për nxjerrjen e resurseve minerale.

Image