Kriza e Iranit, Ramadani kërkon kujdes: Serbia mund të synojë destabilizimin e rajonit
Aktuale
February 28, 2026 - 11:36
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka vlerësuar sulmet amerikane ndaj Iranit mund të kenë ndikim edhe në rajon.
Ai ka bërë me dije se shtetet batakçi sikurse Serbia mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon.
Në profilin e tij në Facebook, Ramadani ka shkruar se në situata të tilla siguria e shtetit duhet të jetë primare.
“Kosova duhet të ngrit vigjilencën e sigurisë. Në kriza të rënda botërore, sikurse është kjo që filloi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, shtetet batakçi sikurse Serbia mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon. Në situata të këtilla, kujdesi për sigurinë e shtetit është primar.”, ka shkruar Ramadani.