Hamza: Likoshani dhe Çirezi mbeten plagë të hapura, drejtësia për viktimat ende mungon

Hamza: Likoshani dhe Çirezi mbeten plagë të hapura, drejtësia për viktimat ende mungon

Aktuale February 28, 2026 - 11:44

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kujtuar masakrat në Likoshan dhe Çirez, duke theksuar se këto dy fshatra “mbeten plagë të hapura”, pasi drejtësia për viktimat ende nuk është vënë në vend.

Ai rikujtoi se më 28 shkurt 1998, forcat e regjimit serb ekzekutuan civilë të pafajshëm në këto zona të Drenicës, me synimin për ta thyer rezistencën shqiptare. Sipas tij, sakrifica e tyre është themel i lirisë që gëzon sot Kosova.

“Kosova që sot e gëzojmë është amanet i tyre. Dhe, po ashtu, amanet i tyre është që kurrë të mos heshtim përballë padrejtësive”, ka shkruar ai.

Në fund, Hamza ka nderuar të gjithë të rënët për liri, duke theksuar se kujtimi dhe kërkesa për drejtësi mbeten obligim i përhershëm institucional dhe shoqëror./Zëri