Edi Rama përkrah sulmin në Iran: Terrorizmi duhet të ndalohet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkrahur sulmin e SHBA-ve e të Izraelit ndaj Iranit, duke thënë se terrorizmi duhet të ndalohet.
“Shqipëria ka përjetuar nga afër fytyrën barbare të regjimit të Teheranit përmes agresioneve të tij kibernetike ndaj vendit tonë. Për ne, kjo nuk është politikë e abstraktë gjeopolitike. Është siguri kombëtare, qartësi morale dhe ligjore. Shqipëria do të veprojë në përputhje me këtë. Ne do ta quajmë Gardën Revolucionare atë që është dhe do ta përfshijmë në listën e organizatave terroriste, dhe u bëjmë thirrje miqve tanë evropianë që të bëjnë të njëjtën gjë”, ka shkruar ai në X.
Rama ka thënë se mbështet çdo përpjekje për ndalimin e përhershëm të regjimit në Teheran. Ai ka thënë se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është terroriste dhe si e tillë duhet të trajtohet nga të gjithë.
“Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje vendimtare për të parandaluar një herë e përgjithmonë që vrasësit në Teheran të fitojnë kapacitete bërthamore ose të tjera ushtarake për të dëmtuar Izraelin apo ndonjë tjetër vend që do paqe në Lindjen e Mesme. Terrorizmi duhet të emërtohet. Dhe sapo të emërtohet, duhet të ndalohet”, përfundon Rama.