Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presidentit
Aktuale
February 28, 2026 - 16:15
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar me kryeministrin Albin Kurti mbi procesin e zgjedhjes së presidentit.
Hamza tha se do të diskutojnë “tema aktuale politike”.
Takimi është paraparë të mbahet me fillim nga ora 16:00.
Derisa, siç njoftoi anëtari i kësaj partie, Blerand Stavileci, sot gjatë mbledhjes së partisë janë diskutuar parimet dhe qëndrimet për këtë çështje, pa shqyrtuar emra konkretë.
Stavileci theksoi se fokus kryesor mbetet stabiliteti shtetëror, baraspesha institucionale dhe fryma konsistente e partisë në vendimmarrje. /klankosova.