Protestuesit “thyejnë” kordonin e policisë, uniformat blu hedhin ujë dhe gaz lotsjellës
Protestuesit e opozitës vijojnë protestën pranë Drejtorisë së Policisë në rrugën e Unazës. Shihet se protestuesit janë bllokuar nga policia gjatë marshimit të tyre. Ka pasur një përplasje verbale mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Raportohet se protestuesit kanë tentuar të shtyjnë kordonin policor, ndërsa policia ka përdorur ujë për t’i shpërndarë.
Situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa grupi i protestuesve po qëndron ende në vendngjarje, duke kërkuar të vazhdojë marshimi drejt institucioneve përkatëse.Berisha prin protestuesit në marshim drejt Drejtorisë së Policisë, hidhet molotov në rrugë.
Berisha prin protestuesit në marshim drejt Drejtorisë së Policisë, hidhet molotov në rrugë
Kreu i PD Sali Berisha po prin protestuesit në një marshim nga Kryeministria në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Gjatë marshimit protestuesit kanë hedhur bomba molotov në kazanët e mbeturinave.
A2CNN raporton se është bllokuar lëvizja e mjeteve në Rrugën e Elbasanit.
Po ashtu mësohet se efektivët u kanë bërë pritë protestuesve në unazë dhe pranë godinës së Drejtorisë së Policisë është vendosur një kordon policor.
Kujtojmë që drejtuesi i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave të PD-së, gjatë protestave të fundit para Kryeministerisë.
Sikurse në protestën e së premtes së kaluar, Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit. Pavarësisht përgjigjes së kthyer, Policia e Tiranës, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës, mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.