Mot sot: Pjesërisht i vranët dhe me diell, temperaturat deri në 16 gradë Celsius
Foto: Laura Hasani

Mot sot: Pjesërisht i vranët dhe me diell, temperaturat deri në 16 gradë Celsius

Aktuale March 01, 2026 - 08:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 e deri në -1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës do të jenë nga 14 e deri në 16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi nga 1 e deri 5 metër për sekond.