Mot i vranët dhe intervale diellore
Foto: Laura Hasani

Mot i vranët dhe intervale diellore

Aktuale March 02, 2026 - 08:06

Të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga - 4 e deri në - 1, derisa ato maksimalet do të lëvizin nga 12 e deri në 17 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë në drejtime të ndryshme me shpejtësi 1 deri në 8 metër për sekondë”, thuhet ndër të tjera. /Zëri