Kryeparlamentarja Haxhiu pret në takim homologun shqiptar, Peleshi
Aktuale
March 02, 2026 - 10:11
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Takimi ndërmjet dy homologëve u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të vizitës zyrtare të kryeparlamentarit shqiptar në Kosovë.

Gjatë ditës kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, do të pritet në takim në orën 11:15 nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkaq, në orën 11:50 ai do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.


