Pjesëtari i ZPS-së: Disa dëshmitarë vullnetarisht e kanë bërë publik statusin e tyre në çështjen e Thaçit për krime lufte

Pjesëtari i ZPS-së: Disa dëshmitarë vullnetarisht e kanë bërë publik statusin e tyre në çështjen e Thaçit për krime lufte

Aktuale March 02, 2026 - 11:24

Pjesëtari i Prokurorisë, i cili po dëshmon të hënën në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, pohoi se disa nga dëshmitarët në rastin për krime lufte në mënyrë të vullnetshme ia kanë bërë të ditur publikut faktin se janë dëshmitarë të Prokurorisë.

“Ka ndodhur në çështjen 06”, tha dëshmitari.

Gjithashtu, ai u përgjigj me “e saktë” kur u pyet se a ka pasur raste që dëshmitarët kanë thënë se janë intervistuar ose do të intervistohen nga Prokuroria.

Ndërsa, kur u pyet se a kanë të drejtë që dëshmitarët të nxjerrin këtë informacion, dëshmitari tha se ky është vendim i vet dëshmitarëve.

Për pjesën pasuese, seanca kaloi në private për publikun me kërkesën e avokates Sophie Menegon.

“Në këtë çështje a pajtoheni se sjellja e pretenduar e të akuzuarve nuk e ka penguar Prokurorinë, nuk e ka parandaluar Prokurorinë që të kontaktojë apo të intervistojë ndonjë dëshmitar?”, pyeti Menegoni, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse dëshmitari u përgjigj me “nuk e di”.