Kryeministri Kurti pret në takim kryeparlamentarin e Shqipërisë, Peleshi
Aktuale
March 02, 2026 - 12:03
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshin, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Peleshi fillimisht u takua me homologen e tij, kryetaren e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiun dhe më pas edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.


