Abdixhiku: Nëse nga LVV-ja dhe PDK-ja vendosin të garojnë për president, shkojmë në zgjedhje
Aktuale
March 02, 2026 - 15:08
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit.
Abdixhiku tha se nëse LVV-ja dhe PDK-ja vendosin të ketë garë për këtë pozitë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

Sipas tij, veç nëse arrihet një marrëveshje dhe ka konsensus, atëherë mund të zgjidhet i pari i shtetit.
“Nëse LVV-ja dhe PDK-ja vendosin të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, se nuk e di si do t’i bëjnë 81 vota. Konsensusi bën president. LDK-ja ka qenë e angazhuar të gjejë emër konsensual. Nuk ka emër, nuk ka proces konsultativ tutje. Do të presim tutje të shohim vendimin e Kurtit”, tha Abdixhiku pas takimit me Kurtin.
