Osmani pas takimit me Peleshin: Uniteti ynë është forcë
Aktuale
March 02, 2026 - 15:14
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila gjatë ditës së hënë priti në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme.
“Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike”, shkroi Osmani.
E para e shtetit ka thënë se qëndrimi i përbashkët në kohë sfidash globale është forcë dhe siguri.
“Në kohë sfidash globale, qëndrimi ynë i përbashkët është forca dhe siguria jonë”, shkroi Osmani.