Abdixhiku për presidentin: S’kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, aq më pak ndaj Osmanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se deri në këtë fazë nuk ka pasur qëndrim refuzues ndaj akujt e siç tha ai “aq më pak ndaj zonjës Osmani”, kur u pyet nëse do ta ketë LDK-ja votën për që Vjosa Osmani të marrë drejtimin e Presidencës edhe për një mandat pesëvjeçar.
“Neve nuk na ka ardh askush me 15 nënshkrime për t’i kërkuar edhe 15 të tjera. Neve nuk na është propozuar asnjë emër për t’i kërkuar votat tona. Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt e aq më pak ndaj zonjës Osmani”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti nënvizoi se emri i Osmanit nuk është prezent.
“Nuk është kërkuar për asnjë moment deri më tani që të ndodhë, në asnjë takim deri më tani nuk ka pas një të tillë. ne kemi komunikime të rregullta institucionale, nuk kemi pas refuzim asnjëherë, por nuk është prezent një emër i tillë”, theksoi Abdixhiku. /eo