Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes
Aktuale
March 02, 2026 - 16:06
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Enis Kervan në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit të vendit.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se Kurti e uroi Kervanin për detyrën e re.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Enis Kervan për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.