“Fatime” e “Krasniqi”, emri dhe mbiemri më i shpeshtë në Kosovë
Aktuale
March 02, 2026 - 19:05
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë 2024, janë bërë publike dhjetë emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë.
Rezultatet tregojnë se emri më i përhapur në vend është Fatime, emër i gjinisë femërore, me gjithsej 6 mijë e 339 gra, që përfaqësojnë 0.40% të popullsisë rezidente, shkruan Klankosova.tv
Ndërkaq, sa i përket mbiemrave, më i përhapuri rezulton të jetë Krasniqi, me 50, 236 persona, apo 3.17% të popullsisë rezidente.
Më poshtë dhjetë 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë.
