Kurti e Abdixhiku, ende në takim
Ka kaluar rreth një orë që nga nisja e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe shihet si një përpjekje tjetër për të arritur një marrëveshje mbi emrin e presidentit të ri, raporton Zeri.info.
Sipas Kushtetutës, afati për zgjedhjen e presidentit të ri skadon më 5 mars dhe në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. /Zëri

Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Kryeministri Albin Kurti edhe sot po zhvillon takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit, sipas EO-së.
Kurti ka takuar Abdixhikun edhe dje, por që pas takimet të dy kanë thënë se një marrëveshje për çështjen e presidentit nuk është arritur.
