Regjistrohet tërmet në rajonin e Tetovës

Regjistrohet tërmet në rajonin e Tetovës

Aktuale March 03, 2026 - 10:48

Një tërmet u regjistrua këtë mëngjes në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, me magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter.

Sipas informacioneve, tërmeti ndodhi në orën 05:21.

Epiqendra ishte e vendosur rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Tetovës, në një thellësi prej pesë kilometrash.

Ky është një tërmet me intensitet të ulët, i cili zakonisht nuk shkakton dëme materiale, por mund të ndihet nga qytetarët në afërsi të epiqendrës.

Aktualisht nuk ka informacion në lidhje me pasojat e mundshme.