Kurti pas takimit me Abdixhikun: Takimi shkoi në atmosferë konstruktive
Foto: Laura Hasani

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Takimi shkoi në atmosferë konstruktive

Aktuale March 03, 2026 - 11:27

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, ka thënë se takimi ka qenë në atmosferë konstruktive.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re, do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet, mirëpo do t’ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.

Ky takim është i treti e ku çështja kryesore është zgjedhja e presidentit ose presidentes së vendit, pasi më 5 mars përfundon afati kushtetues.