Krasniqi takohet me Prattipatin, diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit
Aktuale
March 03, 2026 - 16:48
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka zhvilluar takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Krasniqi thotë se bashkë diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e qeverisjes lokale.
“Biseduam për takimet me kryetarët e komunave dhe prioritetet e ministrisë duke u fokusuar tek agjenda legjislative dhe programet të cilat sjellin rritjen e llogaridhënies, avancimin e transparencës dhe përfshirjes qytetare”, ka treguar ai.
Krasniqi thotë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara është mbështetje e rëndësishme në ndërtimin qeverisjes lokale të përgjegjshme, efikase dhe në shërbim të çdo qytetari.