Ndërpritet qarkullimi nga udhëkryqi Gjakovë - Klinë deri te Gjurgjeviku, nga ora 08:00

Ndërpritet qarkullimi nga udhëkryqi Gjakovë - Klinë deri te Gjurgjeviku, nga ora 08:00

Aktuale March 04, 2026 - 08:04

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të ““Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë – Dollc (LOT-4)”, do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si “Kalaja e Dollcit”.

“Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri tek udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor, nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë.