Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’kemi votë pa marrëveshje
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas takimit me Grupin Parlamentar të këtij subjekti ka thënë se qëndrimi i tyre është i njëjtë.
“PDK ka konsistencë. S’kemi pasur vija të kuqe, kemi pasur vullnet të plotë me votu një kandidat nëse do të ishte dikush prej familjes Jashari, flas me respekt, me respekt deri në përulje. E vlerësojmë vendimin e familjes. Kemi thënë se duhet që të ketë marrëveshje politike që të kemi president të zgjedhur të propozuarin nga radhët e PDK-së”, tha Hamza.
I pyetur nëse është takuar sot edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai tha se nuk ka pasur takim të tillë. Ndërkaq, rreth përmendjes së Andin Hotit si propozim eventual nga LVV për president, i pari i PDK-së u shpreh: “S’kemi qëndrim sepse s’ka kandidaturë zyrtare, mirëpo pa marrëveshje paraprake nuk ka votë prej PDK-së”.
Hamza po ashtu tha se nuk e di nëse do të ketë seancë sonte, pasi për një gjë të tillë nuk kanë marrë ende njoftim.