Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës fton partitë politike t’u shmangen zgjedhjeve, dëmtim i madh i ekonomisë
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës (G7) u ka bërë thirrje partive politike që të dakordohen për çështjen e presidentit dhe të shmangin zgjedhjet, sepse sipas tyre kjo është një dëmtim i madh për ekonominë e vendit.
Në një njoftim G7 ka thënë se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional edhe ekonomik dhe se e kundërta e kësaj shkakton dëme ekonomike tek bizneset vendore.
“G7 u bën thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut
dhe bashkëpunimit të sigurojnë funksionimin normal të institucioneve të vendit, dhe të shmangin
situata që mund të çojnë vendin në zgjedhje të reja,duke vendosur interesin ekonomik të
Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve mbi dallimet politike”, thuhej në njoftim.
“Ndërmarrjet mirko, të vogla dhe të mesme, veçanërisht bizneset në pronësi të grave dhe
bizneset familjare, janë më të cenueshmet ndaj paqëndrueshmërisë ekonomike, pasi ato
operojnë me rezerva të kufizuara financiare dhe janë më të ekspozuara ndaj rritjes së çmimeve
të energjisë, rritjes së kostove operative dhe pasigurisë në treg”, thuhej tutje.