Haxhiu: Duhen dy kandidatë që të thirret seanca për president, deri tani kemi vetëm një
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se deri më tani ka pranuar vetëm një kandidat për president të Kosovës.
Ajo tha se disa deputetë të LVV dhe grupeve multientike kanë propozuar Glauk Konjufcën.

“Deri në këto momente kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, që është prezantuar nga 30 deputetë nënshkrues, një pjesë e depuitetëve nga LVV dhe multientik kanë nominuar Glauk Konjufcën për kandidat për president të Kosovës”, tha Haxhiu.
Ajo tha se bazuar në Kushtetutën e vendit, duhen së paku dy kandidat për të thirrur seancë dhe për të proceduar me votimin, transmeton Zeri.info.
“Bazuar në Kushtetutë dhe në vecanti në interpretimin e dhën nga Gjykata Kushtetuese, procedura kërkon që së paku të jenë dy kandidat të vlefshëm për president, procesi i votimit nuk mund të filloj pa u përmbushur ky kusht themelore procedurale”, tha Haxhiu në konferencën për media. /Zëri
