Lushaku: Qasja e VV-së rrugë njëkahëshe, që çon kah zgjedhjet e panevojshme
Foto: Laura Hasani

Lushaku: Qasja e VV-së rrugë njëkahëshe, që çon kah zgjedhjet e panevojshme

Aktuale March 04, 2026 - 20:49

Shefja e Grupit Parlamentare e LDK-së, Jehona Lushaku në konferencë për media ka thënë se e kanë pa me shqetësim qasjen e re të procesit të presidentes/presidentit, dhe se kështu është mbyllur edhe mundësia që të gjednet një kompromis, raporton Ekonomia Online.

 “Si Lidhja Demokratike e Kosovës e kemi parë me shqetësim qasjen e re të këtij procesi edhe mbylljen e një mundësie që të gjendet ndonjë kompromis i cili do të përfaqësonte qytetarët, do t’i jepte zgjidhje politike, do të mënjanonte bllokadat sistematike institucionale edhe do t’i jepte qytetarëve një stabilitet politik. Kjo është një rrugë njëkahëshe, pa krye, është si me thënë drejtim drejt zgjedhjeve të reja, të cilat janë totalisht të panevojshme edhe e paraqet tendencën për t’i kapur institucionet kryesore politike në vend, çfarë e rrezikon edhe krejt sistemin demokratik të Kosovës. Prandaj, kjo në fakt me sot, po e shprehim indinjatën tonë. Kemi dhënë si parti gjithçka, kemi provuar që të jemi prezentë në dialogim, në diskutime, edhe kemi provuar që t’i japim zgjidhje vendit duke ofruar mundësinë e dialogimit nga ana jonë. Absolutisht e kemi dhënë kontributin tonë në dialog, në takime. Aty është insistuar që të sqarohet procesi, kemi dhënë gatishmëri që të japim edhe kontributin tonë për një marrëveshje politike, edhe për konsensus më të gjerë. Nuk është që një parti politike duhet të japë emra. Gjatë dialogut dalin emrat konsensualë atëherë kur definohen kriteret edhe ka pajtueshmëri mbipartiake për kriteret që duhet t’i ketë një president i vendit. Kështu që, po, absolutisht pajtohemi, i takon partisë më të madhe që i ka votat për të kontribuar edhe për të dhënë vizionet e saj, por gjithsesi ka pasur një dakordim që imponim të emrave njëanshëm nga një parti politike të mos ketë”, thaajo.

Ajo theksoi se nuk emrat e përvecëm nuk janë diskutuar.

“Emrat vërtet shumë nuk janë diskutuar, për aq sa unë jam i informuar, prandaj nuk dëshiroj këtu që të jap edhe hipotetikisht situata. Tani ne do ta shqyrtojmë kandidaturën meqë është në fjalë, do të marrim qëndrim se çfarë do të jetë sjellja jonë brenda seancës, po deri në kohë, ose deri në momentin që nuk kemi pasur emra zyrtarisht, ne nuk mund të themi zyrtarisht se çfarë qëndrimi kemi për një person apo një tjetër”, tha ajo.