Sot, vranët dhe me diell
Foto: Laura Hasani

Sot, vranët dhe me diell

Aktuale March 05, 2026 - 07:36

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 1 e 4 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të arrijnë në 12 e 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë në drejtim të verilindjes me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image