FSK-ja rreshton kuadratet në kazermën “Adem Jashari” për nder të Epopesë së UÇK-së
Foto: Laura Hasani

FSK-ja rreshton kuadratet në kazermën “Adem Jashari” për nder të Epopesë së UÇK-së

Aktuale March 05, 2026 - 07:45

Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të saj në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, ceremonia zyrtare do të mbahet duke filluar nga ora 12:00.

“Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës do të rreshtojë kuadratet e saj, në ceremoninë zyrtare që do të mbahet të enjten, më 5 mars 2026, në orën 12:00 në kazermën 'Adem Jashari' në Prishtinë. Manifestimi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, si dhe të pranishëm do të jenë krerët më të lartë shtetërorë dhe mysafirë të ftuar”, thuhet në njoftimin e FSK-së.