Këshilli Shqiptaro-Amerikan, thirrje partive në Kosovë t’i japin fund krizës institucionale
Këshilli Shqiptaro-Amerikan i Marrëdhënieve ka reaguar për zhvillime e fundit në Kosovë, duke u shprehur i shqetësuar për krizën institucionale për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tyre, është koha që partitë politike të dëshmojnë përgjegjshmëri dhe të sigurojnë stabilitet institucional për hir të së ardhmes së Kosovës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë.
“Paaftësia e partive politike për t’i vendosur interesat kombëtare të vendit mbi agjendat e ngushta partiake dhe rivalitetet personale ka zgjatur paralizën politike në kohën kur Kosova duhet të forcojë institucionet demokratike dhe qëndrimin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Në fund të reagimit, Këshilli u bën thirrje partive politike dhe liderëve në Kosovë që të veprojnë me urgjencë për t’i dhënë fund ngërçit institucional. /Zëri