Kurti: Shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë, në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese
Foto: Laura Hasani

Kurti: Shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë, në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese

Aktuale March 05, 2026 - 09:45

Kryeministri Albin Kurti mbetet me shpresën që brenda ditës do të jetë edhe një kandidat i dytë për president, në mënyrë që edhe të mbahet seanca e votimit për presidentin/presidenten.

Image

“Sapo mbaruam mbledhjen e Qeverisë, që i dedikohet Epopesë së UÇK-së. Tash kemi edhe një seancë solemne për Epopenë e UÇK-së. Pastaj e kemi parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pasdite duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë, në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.

Image

Image

Image