Çështja e presidentit, Krasniqi tregon mundësinë që ka Kurti për parandalim të bllokadës institucionale
Albert Krasniqi, nga Demokracia Plus, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, meqë sot është afati i fundit
Krasniqi u shpreh se kryeministri Albin Kurti ka mundësi ta parandalojë bllokadën e radhës, duke propozuar një kandidat të dytë krahas kandidatit Glauk Konjufca, raporton Zeri.info.
“Kjo mund të arrihet duke nominuar një kandidat të dytë për president, krahas Konjufcës tashmë të propozuar dhe duke qëndruar në sallë vetëm gjatë rundit të parë të votimit, për t’u larguar në rundet pasuese. Thirrja e një seance të jashtëzakonshme për këtë proces mund të bëhet me 40 nënshkrime.
Në këtë mënyrë aktivizohet rrjedhja e afatit kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit. Nëse brenda këtij afati presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thekson Krasniqi.
Ai u shpreh se nëse kjo nuk zbatohet, atëherë vendi rrezikon të hyjë në një cikël të ri të bllokadës institucionale. /Zëri