Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Adem Jasharin
Aktuale
March 05, 2026 - 10:35
Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seancë plenare.
Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi theksoi se me kërkesë të Grupit Parlamentar të PD-së të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Tomor Dosti, shkruan Euronewsal.
Kuvendi kujtoi edhe rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz.
Peleshi theksoi se Jasharët hynë në historinë e Shqipërisë si dëshmorë të pavdekshëm.
Ai shtoi se është një histori heroike për idealet e lirisë.