Abdixhiku: Adem Jashari ishte i pari që bëri hapin në rrugën që s’e shihte askush
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, fjalën e tij e nisi me përshëndetje për Rifat Jasharin dhe familjen e tij në seancën solemne për nder të Epopesë së UÇK-së.
Abdixhiku u shpreh se sakrifica është akti më madhështor që një njeri mund ta bëjë dhe përmes saj lind po ashtu edhe kuptimi i një populli për vetveten, shkruan Zeri.info.
“Një popull e kupton nga ajo se çfarë është i gatshëm të sakrifikojë dhe këtë na e mësoi familja Jashari në marsin e vitit 1998 në Prekaz. Ata na thanë që ne jemi të gatshëm të flijojmë dhe nëpërmjet këtij akti na krijuan ndërgjegjen tonë kombëtare”, u shpreh i pari i LDK-së.
Abdixhiku tha se 28 vjet më parë Adem Jashari dhe familja e tij dhanë 56 anëtarë për lirinë, duke dhënë jetën për popullin dhe u bënë një thirrje nacionale për përmbushjen e një rrugëtimi që s’mund të ndalej.
“Ademi jo vetëm për nga emri, si përshkrim i një udhëzimi të marrë nga Zoti, por edhe nga akti është njeriu i parë, i pari që bëri hapin në një rrugë që nuk e shihte askush”, shtoi ndër të tjera ai. /Zëri
