Hamza: Pa marrëveshje politike, PDK-ja nuk propozon kandidat për president
Foto: Laura Hasani

Hamza: Pa marrëveshje politike, PDK-ja nuk propozon kandidat për president

Aktuale March 05, 2026 - 12:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur sërish për zhvillimet rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se varësisht nga zhvillimet, do të vendosin nëse do të hyjnë në seancën e Kuvendit nëse do të krijohet mundësia për të hedhur në votimin çështjen e presidentit/es.

“Merret vendimi në bazë të zhvillimeve që do të ndodhin”, tha ai.

I pyetur se përse PDK-ja nuk po propozon kandidat për president, Hamza tha se pa marrëveshje politike nuk ka kandidat.

“Pa marrëveshje politike nuk ka kandidat, ne kemi kërkuar marrëveshje politike, e kemi dhënë ofertën tonë. Një marrëveshje politike që nënkupton se kandidati ose kandidatja e propozuar nga PDK-ja të jetë president/e”, tha ai. /Telegrafi