Mbi 25 mijë nënshkrime në peticionin e OVL UÇK-së për ish-krerët e luftës

Mbi 25 mijë nënshkrime në peticionin e OVL UÇK-së për ish-krerët e luftës

Aktuale March 05, 2026 - 13:31

Mbi 25 mijë nënshkrime janë mbledhur në peticionin, i cili është hapur para 10 ditësh nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për ish-krerët e saj që po mbahen në Hagë nga Gjykata Speciale.

Aktualisht janë 25.764 nënshkrime që janë mbledhur në peticion, transmeton Zeri.info.

Përmes këtij peticioni po kërkohet që vendimi, i cili pritet të merret nga Gjykata Speciale, të bazohet ekskluzivisht në prova dhe fakte të administruara në gjykim.

“Çdo ndikim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë politik do të dëmtonte rëndë kredibilitetin e drejtësisë ndërkombëtare, e cila presim të jetë e paanshme dhe pa standarde të dyfishta”, thuhet në peticion.

Peticionin mund ta nënshkruani KETU