Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet në Preshevë
Aktuale
March 05, 2026 - 14:03
Kryetarja e Komunës së Preshevë, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se është takuar me Jetish Jasharin, ambasador i Republikës së Kosovës, Zyra Ndërlidhëse në Beograd.
Në një postim në Facebook, Sinani tha se me Jasharin kanë biseduar për zhvillimet aktuale dhe për çështjet me interes për qytetarët e Luginës së Preshevës.
“Si gjithmonë, takim i mirë dhe bashkëbisedim i dobishëm”, shkroi ajo.