Osmani procedon ne Kuvend amendamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit
Aktuale
March 05, 2026 - 16:34
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga qytetarët.
Ajo ka thënë se, këto amendamente ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011 dhe tashmë janë dërguar për shqyrtim në Kuvend.
Osmani ka theksuar se kjo nismë vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes apo Presidentit në Kuvend, duke kërkuar që partitë politike t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Ajo u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të votojnë amendamentet, në mënyrë që zgjedhja e kreut të shtetit të kalojë drejtpërdrejt te qytetarët.
“Tash e tutje, le të flasë populli!”, ka deklaruar Osmani. /Zëri