“Proces jo-kushtetues, s’e di a marrim pjesë në seancë”, Gruda pas miratimit të amandamenteve për presidentin
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Përparim Gruda, ka thënë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit është “proces komplet jo-kushtetues”, andaj edhe do ta a shqyrtojnë nëse do do të marrin pjesë në seancë.
“Ky është një proces komplet jokushtetues, prandaj do ta shqyrtojmë se a do të marrim pjesë në seancë për të shkuar për me i dhënë qendrimet tona, por seanca si e tillë është e papranueshme”, tha Gruda.
I pyetur se a kanë ndërruar qëndrim si PDK për votimin e presidentit, ai ka thënë se nuk votojnë “president diktat”.
“Qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë nuk votojnë kandidat partiak të një force politike, se kjo forcë politike ka fituar 50% të votave”, shtoi Gruda. /eo