Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
Aktuale
March 05, 2026 - 20:23
Seanca plenare e Kuvendit është planifikuar të nisë nga ora 20:00.
Deputetët do të mblidhen në Kuvend sot për të votuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani sa i përket zgjedhjes së presidentit.
Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese për presidentin të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Pas diskutimeve, Komisioni, me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar kalimin e këtyre amandamenteve për procedim të mëtejmë.
Njoftimin e Kuvendit mund ta lexoni KETU: